Ahmeti: Situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar, vazhdojmë me kujdes të shtuar

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për të parandaluar përhapjen e pandemisë

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar.

“Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka rikujtuar tri kushtet kryesore për parandalimine  koronavirusit.

“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti

Të ngjashme