Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 09:44 | Nga

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij subjekti politik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se “sot Kosova zgjohet me shpresë!”.

“Faleminderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet. Faleminderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën. Faleminderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV-në”, ka shkruar Ahmeti.

“Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte. Vetëm me dashni për vendin ka përparim”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme