Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është takuar me një grup studentësh nga Universiteti i Vjenës në Austri.
I pari i Prishtinës Ahmeti ka biseduar ata në lidhurme punët që po kryhen në komunën që drejton dhe me sfidat me të cilat po përballen.
“Ishte kënaqësi të pres në takim një grup stundentësh të Qendrës Evropiane Universitare për të Drejta të Njeriut dhe Demokratizim, nga Universiteti i Vjenës në Austri.
Në bashkëbisedim te hapur, studentëve u fola mbi sfidat dhe arritjet e qeverisjes në Prishtinë, transparencën e skajshme, ndalimin e korrupsionit, vënjen e rregullit në ndërtime, transportin publik, investimet në infrastrukturë e arsim, hartimet dhe implementimet e politikave sociale dhe Prishtinën si Kryeqytet në përgjithësi”.