Ahmeti takoi pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar për siguri publike

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Sot në ambientet e Akademisë për Siguri Publike, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, paraqiti prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, para pjesëmarrësve të programit ndërkombëtar për siguri publike.

Nga MPJD njoftojnë se Ahmeti theksoi që Republika e Kosovës synon ndërtimin e raporteve të shëndosha dypalëshe dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Tutje thuhet se me të pranishmit, të cilët përfaqësonin shtetet si Gambia, Sao Tome, Mauritania, Madagaskar, Bangladesh, Honduras, Tuvalu, Senegal, etj. zëvendësministri Ahmeti diskutoi mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajonin tonë.

Programi ndërkombëtar i trajnimit për siguri publike organizohet për herë të dytë si rezultat i bashkëpunimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Akademisë për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të ngjashme