Ahmeti: Te Katedralja do të ndërtohet Parku Qendror i Qytetit

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 13:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka prezantuar projektin për ndërtimin e Parkut Qendror të Qytetit dhe një parkingu nëntokësor, në hapësirën mes Katedrales “Nënë Tereza” dhe Fakultetit Filologjik.

Ahmeti tha se ndërtimi i këtij parku do të nisë në fillim të vitit 2018, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, kjo pjesë do të bëhet një nga ambientet më atraktive brenda Prishtinës, duke e zgjatur sheshin kryesor të qytetit deri te Katedralja

Krahas mbylljes së rrugës, projekti parasheh që të ndërtohet edhe një parking nëntokësor me 900 vend parkime. I gjithë projekti, sipas Ahmetit do të kushtojë 12 milionë deri në 15 milionë euro.

“Në këtë pjesë te Fakulteti Filologjik në fillim të vitit 2018 do të fillojë procedura për 900 vend-parkime dhe synojmë që këtu ta kemi parkun qendror të Prishtinës ndërsa qytetarët do ta kenë një parking të madh nëntokësor. I gjithë projekti do të kushtojë 12 deri në 15 milion euro në partneritet publik-privat. Kjo na shton dhe hapësirat e gjelbra”, tha Ahmeti.

“Projekti për parking nëntokësor do të kalojë. Me Ligjin për Partneritet Publik-Privat ne e kemi iniciuar studimin e fizibilitetit dhe nuk mund të gjendet askund në Kosovë një projekt i tillë i detajuar”, shtoi ai.

“Do ta zgjedhim një problem të madh që e ka Prishtina për parking dhe do të shtohen hapësirat për gjelbërim”.

Ahmeti tha se gjatë mandatit të parë i kanë mbjellë 12 mijë fidanë, kurse për mandatin e radhës planifikojnë t’i mbjellin edhe 25 mijë sish.

 

 

Të ngjashme