Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti tregon pse është krijuar situata me mbeturina, shpreson që s’është për arsye politike

Ahmeti tregon pse është krijuar situata me mbeturina, shpreson që s’është për arsye politike

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që sa më parë të bëjë zhbllokimin e llogarive bankare që të mundësohet grumbullimi mbeturinave nga kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ahmeti përmes Facebook-ut ka thënë se shpreson se situata e krijuar […]

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që sa më parë të bëjë zhbllokimin e llogarive bankare që të mundësohet grumbullimi mbeturinave nga kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Ahmeti përmes Facebook-ut ka thënë se shpreson se situata e krijuar me çështjen e mbeturinave në regjionin e Prishtinës të mos jetë me motive politike.

Reagimi i plotë i Ahmetit:

Kompania Pastrimi është kompani regjionale që bën mbledhjen e mbeturinave për disa komuna në regjionin e Prishtinës. Mbeturinat e Pastrimit dërgohen në Deponinë në Mirash e cila menaxhohet nga niveli qendror, pra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Për largimin e mbeturinave në deponi Pastrimi i paguan para deponisë. Para vitit 2012 Pastrimi nuk i ka paguar me rregull dhe ka kriju borxh prej mbi 1 milion euro.

Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgu Pastrimin (kompani regjionale) në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e ka lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë një shumë të konsiderueshme të mjeteve. Për këtë arsye është rrezikuar mbledhja e mbeturinave në krejt komunat në regjionin e Prishtinës.

Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite.

Shpresojmë se kjo nuk po bëhet për arsye politike.

Komuna e Prishtinës në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë por kjo situatë është e paqëmdrueshme.

Të ngjashme