Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se aplikimi për 50 euro për personat me Covid dhe 100 euro për pensionistë me Covid do të jetë online prej nesër, përcjell Ekonomia Online.
“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër”, tha ai.
“Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, tha tutje Ahmeti.