Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë fëmijët e Prishtinës, me rastin e festave të fundvitit.
Ai ka thënë se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, edhe për fëmijët, por po bëhet mirë
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë fëmijëve të Prishtinës,
Gëzuar festat e fundvitit!
…E di që ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë! E di që nuk keni pas mundësi të dilni sa herë keni pas dëshirë, e nuk keni kaluar kohë me shokë e shoqe sa duhet.
E di që shpesh nuk e keni kuptuar arsyen e mbylljes, e as arsyen e vendosjes së maskës. Shpesh nuk e kemi kuptuar as ne të rriturit. Por, tani po e shohim se po bëhet më mirë, dhe se shumë shpejt nuk do te kemi ndalesa të tilla. Do të kemi kohë për shëtitje, e kohë për të kaluar me shokë e shoqe.
Dëshira ime për vit të ri sivjet, është që t’ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar, nëpër objekte shkollore. Jam i sigurt se Babadimri do t’më dëgjojë këtë herë!
Gëzuar viti i ri!
Me dashuri,
Shpendi