Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti vazhdon vizitën në Çeki, diskuton për sigurinë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë

Ahmeti vazhdon vizitën në Çeki, diskuton për sigurinë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, gjatë qëndrimin në Çeki, ka takuar zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Tomas Dub, dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer, ku ka diskutuar rreth sigurisë dhe mbrojtjes pas agresionit rus në Ukrainë, raporton Ekonomia Online. Sipas njoftimit të […]

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, gjatë qëndrimin në Çeki, ka takuar zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Tomas Dub, dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer, ku ka diskutuar rreth sigurisë dhe mbrojtjes pas agresionit rus në Ukrainë, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Ahmeti po ashtu ka diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian.

“Në takim me Zëvendësministrin Dub, u diskutua për çështjet shumëpalëshe dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”.

“Përveç kësaj u diskutua edhe për çështjet e sigurisë dhe agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimin e saj në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Ndërsa në takim me Kryetarin Fischer, u diskutua për zhvillimet aktuale në rajonin tonë dhe progresin e Kosovës në vitet e fundit. Po ashtu, u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi të dy nikoqirët për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës.

Të ngjashme