Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar “hajnat” se do të shkojnë burg kur Vetëvendosjes ta marrë pushtetin.
Ahmeti, i cili është kandidati i këtij subjekti për deputet, i ka bërë komentet gjatë prezantimit të kandidatit për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatëve për deputetë.
Ahmeti ka lavdëruar qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se për Kosovën do të bëjnë dhjetëfish më shumë.
“Atë që e kemi bërë në Prishtinë do ta bëjmë dhjetëfish më shumë në Kosovë me në krye të Qeverisë Albin Kurtin. Do ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar. Me Vetëvendosjen në pushtet hajnat do t’i dërgojmë në burg”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i takon një grupi që refuzojnë të nënshtrohen.
“Sot jam krenar që i takojë një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Për këto vite ndoshta edhe kemi humbur, ndoshta edhe kemi humbur një mundësi. E kemi ngritur zërin në shumë çështje. Ne para disa ditësh e zyrtarizuam, dhe sot edhe po e prezantojmë kryeministrin e ardhshëm për Kosovën, Albin Kurtin. Në këtë betejë jemi të gjithë ne”, ka thënë ai gjatë konferencës së sotme.
Ahmeti tha se VV ka ndalur procese të dëmshme për vendin e Kosovës. “Sot po e zyrtarizojmë kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin. Dhe i them që në këtë rrugëtim nuk do të lemë vetë asnjëherë, njësoj sikurse qysh nuk më lanë vetëm gjatë qeverisjes në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Kreu u kryeqytetit ka numëruar disa nga premtimet e tij që i kishte bërë para katër vitesh, e të cilat beson se i ka përmbushur, si furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë, autobusët e rinj, qendrat e mjekësisë familjare, dhe shujtat e nxënësve…
Më tutje, Ahmeti tha se afera korruptove dhe ndërtimet pa leje janë ndaluar plotësisht. “Këtë dritë që e shihni në Prishtinë, me Albin kryeministër, e gjithë Kosova do të ndriçojë sepse vetëm
LVV kriminelët i dërgon më burg”, ka përsëritur edhe një herë “kërcënimin me burg” zyrtari i Vetëvendosjes.
Sipas tij, anëtarët e Vetëvendosjes nuk hyjnë në politikë për poste. “Ne jemi të gjithë për një qëllim që Kosovën ta dërgojmë përpara, ta bëjmë një shtet progresiv”, ka përfunduar Ahmeti.