Ahmeti: Viti shkollor fillon në rrethana krejt ndryshe, të vazhdojmë me kujdes

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtoreshën për Arsim, Shpresa Shala, kanë vizituar sot shkollën “Faik Konica”, ku po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ahmeti ka shkruar në Facebook se është e rëndësishme që të vazhdohet me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të të gjitha udhëzimeve për t’u ruajtur nga COVID-19.

“Ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe, prandaj edhe është shume e rëndësishme që të vazhdojmë me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të gjitha udhëzimeve ashtu që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3252221718180986
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme