Ahmeti vizitë zyrtare në Komunën Martigny të Zvicrës

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 11:08 | Nga

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komun♪7s së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar Komunën Martigny në Zvicër me çrast është takuar me kryetaren e kësaj komune  Anne Laure Couchepin Vouilloz.

Me këtë rast kryetari Ahmeti ka falenderuar kryetaren dhe popullin e Martignyt, për kontributin e dhënë për komunën e Lipjanit.

Të dy kryetarët shprehen vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, në veçanti në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Gjatë qëndrimit në komunën Martigny, kryetari Ahmeti do të takoj edhe autoritete të tjera komunale nga fusha e arsimit, kulturës dhe sportit me qëllim të kordninimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes të të dy komunave.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme