Me qëllim të përkrahjes së sektorit privat, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka vizituar Fabrikën e metalit “Shkritorja 1” në Janjevë, për t’u njoftuar nga afër me punët e afarizmit që kryhen në këtë biznes.
Kryetari Ahmeti gjatë kësaj vizite u prit nga pronarët e kësaj fabrike ku dhe në të njëjtën kohë kanë diskutuar bashkërisht rreth krijimit të ambientit për të bërë biznes në vend.
Fabrika e metalit “Shkritorja 1” në Janjevë ka të punësuar 25 punëtorë, mirëpo shumë shpejt do ta zgjerojë objektin ku do të ketë edhe pajisje moderne të cilat do të ndikojnë në afarizëm më të mirë të ndërmarrjes dhe të shtohet edhe numri i punëtorëve.