Diskutimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë nuk kanë të ndalur. Dilemave të kësaj pyetje kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si duket u ka gjetur zgjidhjen.
Në RTV Dukagjinit, Ahmeti ka thënë se Xhamia do të ndërtohet, vetëm se kanë mbetur edhe disa çështje pa u definuar.
‘’ Askush nuk e mohoi, Xhamia do të ndërtohet lokacioni është dhënë kanë mbet disa çështje të definohen. Objektit e kultit janë të lejuara nga taksat. 16 mijë euro do të jetë vetëm mirëmbajtja e xhamisë.BIK tha që kjo xhami është e stilit klasik osman, financues është Bashkësia Islame Turke dhe pati diskutime se a mund të ndërtohet një xhami pa financat e ndonjë shteti tjetër. Bashkësia Islame Turke ka financu edhe Xhaminë në Tiranë, por në Shqipëri ka më pak diskutime. Tema e fesë në Kosovë është politizu. Në Shqipëri debati është më i shtensionuar’’, është shprehur Ahmeti.
Ai ka treguar se e ka thirrur debatin e sotëm për të diskutuar me kryesi në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë që ta shprehin mendimin e tyre.
‘’ Kostoja e Xhamisë është 35-40 milionë euro, kjo do të ishte xhamia më e madhe në Ballkan. BIK ka apliku për kushte ndërtimore që një vit. Ne jemi shtet laik, detyra jonë është vetëm të zbatojmë ligjin. Ne kemi dhënë leje edhe për Xhaminë në Matiqan,. Kjo është xhamia më e madhe. Ka qenë edhe atëherë çështje që diskutohet që 15 vjet, nevoja për një xhami të madhe është e nevojshme. Si komuniteti më i madh besimtar kanë shprehur nevojën për një xhami, pak është e lidhur edhe me katedralen që është në qendër. Nuk do të ishte mirë të ketë konkurencë..’’, është shprehur më tutje Ahmeti.
Kujtojmë se gurë-themeli për ndërtimin e kësaj Xhamie është vendosur në vitin 2012.