Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se shkuarja e vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare është opsion i mirë, përcjell Ekonomia Online.
Ahmeti vetëm tha se shpreson që Kuvendi të kalojë buxhetin para shkuarjes në zgjedhje.
“Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opsion i mirë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
“Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim”, shtoi ai.
“Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!”, përfundoi Ahmeti.