“Kosova duhet të bëhet e pavarur”, thoshte raporti i Martti Ahtisaarit para 10 vitesh, i cili iu dërgua OKB-së.
Këshilli i Sigurimit, sot e para 10 vitesh, e pranoi raportin përfundimtar me të cilën iu hap drita e gjelbër Kosovës për shpalljen e Pavarësisë.
Atëbotë, ShBA-ja përkrahte fuqishëm planin e ish-presidentit finlandez, Ahtisaari. Në anën tjetër, Rusia bënte deklarata kundër pavarësisë, ndonëse që nuk e përmendte përdorimin e vetos për të bllokuar këtë proces.
Kurse Serbia, siç edhe pritej, e kundërshtonin këtë plan që e bëntë Kosovën të pavarur, gjë të cilën vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.
Vetëm tri ditë më pas, Parlamenti i Evropës e miratoi një rezolutë ku shprehej përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Votat ishin fuqimisht pro kësaj marrëveshje që hapte rrugë për pavarësi të Kosovës. 490 deputetë evropian kishin votuar pro, 80 kundër dhe 87 të tjerë kishin abstenuar