Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti i ka dalë në mbrojtje ish-këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj pas urdhrit të Speciales për t’ia bastisur banesën në Prishtinë.
Dërguti ia ka ripostuar Behramajt një editorial ku flitet për padrejtësisë e Speciales.
“Nëse arsyeja e bastisjes se Adil Behramit qenka editoriali i tij, atëherë në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën”, ka shkruar Dërguti.