Airbagët e jashtëm për shpëtim jetësh

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Jastëkët e jashtëm mbrojtës (airbagët) që dalin nga pjesët e jashtme të një automobili janë ndër shpikjet e fundit të sigurisë, që po zhvillohen nga industria e automobilizmit dhe që mund të jenë në automobila nëpër rrugë që nga viti 2020.

Airbagët do të dalin nga pragjet nën dyer për 20-30 milisekonda dhe do të mbrojnë anësoret e automobilit nga ndikimet prej përplasjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dizajnuesit janë duke zhvilluar sisteme radarike dhe të kamerave për të detektuar momentin kyç për t’i treguar airbagut të jashtëm se kur duhet të aktivizohet.

Image

Përkrahësi i pjesëve në autoindustri, “ZF”, ka dalë me sistemin që nxjerr shpejt një airbag nga hapësira e jashtme e automobilit kur të jetë i pashmangshëm një aksident. Kjo vlen kryesisht kur një nga automobilat e përplasur pëson dëme në pjesën e mesme duke krijuar përplasje në formë të shkronjës T.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme