Skuadra e Ajaxit ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Liga Evropa, pasi sonte në “Amsterdam Arena” mundi Shalke 04 me rezultatin 2:0.
Futbollistët vendas nëse do ishin pak më të vëmendshëm para portës kundërshtare, shumë lehtë mund të mbyllnin këtë ndeshje me një fitore edhe më të thellë. Gjatë gjithë ndeshjes Ajaksi sulmonte portën e skuadrës gjermane, mirëpo intervenimet e shkëlqyeshme të portierit Ralf Ferrman si dhe shtyllat, bënë që Shalke të mos pësojë më shumë gola.
Kapiteni Dejvi Klasen ishte autor i të dy golave për Ajaksin, mirëpo e gjithë skuadra në këtë ndeshje bëri një paraqitje të madhe, duke na rikujtuar në kohët e arta, kur “bardhë e kuqtë” dominonin në futbollin evropian.
Amin Junes, Bertrand Traore dhe Xhastin Klajvert thjesht bënin çfarë të donin me mbrojtësit e Shalkes, të cilët duhet ti falenderohen portierit Ferman, që bënte mrrekulli në portë, pasi në të kundërtën ndeshja e kthimit në “Gellzenkirshen” do të shërbente vetëm si protokoll.