Ajaxi ia shkëput kontratën lojtarit që pësoi sulm në zemër dhe ka mbetur me dëmtime në tru

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Mediumet e mëdha evropiane, përfshirë këtu gazetën holandeze De Telegraaf, raportojnë se Ajaxi ia ka shkëputur kontratën Abdelhak Nourit, i cili pësoi sulm në zemër në itin 2017 dhe ka mbetur me dëmtime të pariparueshme dhe serioze në tru.

Abdelhak Nouri pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes miqësore të Ajaxit kundër Ëerder Bremenit në korrik të vitit 2017, që si pasojë e la me dëmtim të pariparueshëm të trurit.

Ajaxi kishte qenë duke e paguar atë dhe duke e mbajtur atë me kontratë deri më tani, por gazeta e madhe holandeze De Telegraaf raportoi e para se klubi nga Amsterdami ka vendosur t’ia shkëputë kontratën 22-vjeçarit.

Kjo kontratë ishte pritur të rinovohej sërish në korrik, mirëpo thuhet se tani Ajaxi është duke folur me familjen e Nouris për ta gjetur një mënyrë se si të ecin përpara dhe se si mundet klubi t’i ndihmojë familjes.

Ajaxi ishte detyruar ta pranonte pas ndeshjes se trajtimi mjekësor që e kishte marrë futbollisti në fushën e lojës pas sulmit kishte qenë joadekuat dhe mjeku ishte pushuar nga puna. Për shkak të kësaj, familja Nouri mund t’i marrë rreh 4.5 milionë funte dëmshpërblim.

22-vjeçari doli nga koma së fundi, mirëpo nuk mund të lëvizë apo të komunikojë vetë. Megjithatë, vëllai i tij tani ka zbuluar se ish-ylli i Ajaxit tani arrin të ulet, shikon futboll me pjesën tjetër të familjes dhe përçon emocione, pasi është vendosur në një shtëpi të dizajnuar veçanërisht për të.

“Ai është i vetëdijshëm për vendndodhjen e tij, ai është kthyer në një mjedis familjar me familjen e vet. Ai nuk është më në komë, është thjesht i zgjuar. Ai flen, teshtin, flet, gogësin, por s’mund të ngrihet nga shtati. Ai ende varet shumë nga ne”, ka thënë Abderrahim Nouri.

“Në ditët e mira, e kemi një formë komunikimi, për shembull na konfirmon diçka me vetullat apo buzëqeshjen e tij. Por, ne e vërejmë se kjo nuk zgjat shumë. Ne flasim me të sikur të mos jetë i sëmyrë”.

“E përfshijmë atë në biseda dhe shikojmë futboll bashkë me të në dhomën e ndenjës. Pastaj ai i shikon ndeshjet dhe ne mund ta vërejmë që i pëlqejnë shumë atij. Ai shfaq emocione shpeshherë. Nganjëherë është i mërzitur, nganjëherë buzëqesh”.  /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme