Dy ditë pasi është mësuar edhe kalendari i Serisë A të futbollit, Arlind Ajeti është sistemuar me skuadrën e tij të re – Krotone.
Sipas medieve italiane, është gjithçka gati për ta quajtur shqiptarin si lojtarin më të ri të Krotones.
Pasditen e djeshme është mësuar se drejtuesit e dy klubeve kanë arritur akordin përfundimtar në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, për t’u transferuar përfundimisht
Skuadra që u ngjit në Serinë A ka insistuar prej javësh në lidhje me shërbimet e ish-mbrojtësit të Torinos. Pas një aventure të pafat me granatat, shqiptari do të ndryshojë ambient mirëpo do të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Mediat italiane bëjnë me dije se është rënë dakord për gjithçka dhe se shifra e transferimit të tij do të jetë 600 mijë euro.
Ajeti nënshkroi fillimisht me Torinon si një futbollist i lirë, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Mihajloviq u desh që të paguante rreth 260 mijë euro për komisionet dhe taksat. Pas akordit përfundimtar, Arlind Ajeti do të jetë futbollisti më i ri i Krotones që do të startojë këtë edicion të ri kundër Milanit