Përderisa i tërë shteti mbytet nga ajri i ndotur, në sipërfaqe doli problemi i vërtetë. Ndarja e kompetencave në më shumë sektorë dhe ministri kompetente e frenojnë përballjen me ndotjen.
Nga Ministria e ambientit jetësorë pranojnë se një pjesë e masave që i imponoi Qeveria pikërisht për shkak të mos- koordinimit dhe dështimit të një pjese të institucioneve, nuk mund të zbatohen dhe për këtë arsye nuk ka rezultate të mëdha. I tillë është rasti me ndalesën për makina në Vodno të Shkupit.
Për të tejkaluar gjendjen e këtillë, Ministria e ambientit dhe Qeveria janë duke përgatitur një aksion të integruar në të cilin do të përfshihen më shumë aktivitete për uljen e ndotjes. Fillimisht, do të përcaktohen se cilat nga institucionet shtetërore përdorin karburante të dëmshme për ngrohje, si për shembull mazut. Të gjitha këto do të marrin sisteme të reja ekologjike për ngrohje.
“Ministria e punës dhe politikës sociale dhe ajo e Ekonomisë janë duke përgatitur dhe janë në fazën finale për sigurimin e sistemeve ngrohëse për shtëpi të caktuara, ka paragrafë të posaçme edhe në Ministrin e ekonomisë për zëvendësimin e mjeteve ngrohëse, ndërsa në përgatitje e sipër është ndalesa për përdorimin e thëngjillit si burim për ngrohje” – deklaroi Jani Makraduli, zëvendës/ ministër i ambientit jetësorë.
Që të mos ketë rritje shtesë të grimcave MP10 do të mbrohen dhe pastrohen deponitë e egra që të mos ndizen, por edhe të mos e ndotin mjedisin. Në periudhën në vijim do të stimulohet hapja e kompanive që do të menaxhojnë, selektojnë dhe riciklojnë me mbeturinat. Ka edhe kontrolle të shpeshtuara të jashtëzakonshme të inspektorëve, ku gjatë muajit dhjetor janë dënuar 4 ndërmarrje sepse kanë ndotur. Risi është ajo se në të ardhmen inspektorët komunal do të mund të dënojnë nëse konstatojnë se ka pasur shkelje.
“Vlerësojmë se inspektorët komunal janë mjaft të trajnuar dhe profesionist që të vlerësojnë një lloj të caktuar të ndotjes dhe të ndërmarrin masa si dhe të jenë monitorues” – tha Jani Makraduli zv/ministër i mjetidisit jetësor..
Edhe sot si në ditët e kaluara në Shkup, Tetovë, Manastir qytetarët thithin ajër të ndotur disa herë mbi të lejuarën. Vendi më i ndotur sot ishte te Rektorati në Karposh dhe në Gazi Babë. Atje stacionet matëse tërë ditën ishin ngjyrosur me të kuqe dhe tregonin mbi 100 mikrogramë në metër kub ajër të ndotur. Nga dje në fuqi janë masat e transportit urban falas, ndërsa gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjet, të sëmurët nga astma dhe personat e plogësht të mos shkojnë në punë.