Ekonomia Online
FUNDIT

Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë komunës së Obiliqit ngrit shqetësim për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq. “DMM duke u Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit Nr.03/L-025 Neni 36, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Ligji Nr. 03/L-160, Direktivës 2001/80/EC, […]

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë komunës së Obiliqit ngrit shqetësim për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.

“DMM duke u Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit Nr.03/L-025 Neni 36, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Ligji Nr. 03/L-160, Direktivës 2001/80/EC, si dhe UA nr./2007 mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes dhe në kuadër të mbikëqyrjes të aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit –ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, ngrit Shqetësimet për gjendjen e krijuar për ajrin në Obiliq;

– Me dt:18 e deri me 21/10/2019 (nga e premte e deri sot e hënë), në Termocentralet “ Kosova A dhe B” nga raportimet në media e rrjetet sociale, dhe nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes, po ashtu pranë këtij termocentrali është krijuar zhurme dhe erë (aromë) e cila është e pa durueshme për banore e kryesisht ne orët e mbrëmjes.

Ne si DMM kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet në reagim, transmeton telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit kërkon nga KEK-u të jap raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga TC A dhe TC B për datën e lartpërmendur, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur.

Të ngjashme