Ajri në Prishtinë i papërmirësueshëm

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 10:18 | Nga

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i papërmirësueshëm nga i cili po rrezikohen qytetarët.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) njofton se bazuar në matjet e realizuara për cilësinë e ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më 23.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 68.9µg/m3. Ndërsa përqendrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5, i cili ka arritur vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 67.9µg/m3”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike, temperatura e ulëta.

Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

ajri

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme