Akademi Përkujtimore për vdekjen e Ramadan Bunjakut – I dënuar e izoluar nga regjimi serb

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 15:36 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të jetës dhe veprimtarisë së ish të burgosurit politik, Ramadan Bunjaku, Shoqata e Burgosurve Politik ka mbajtur të mërkurën mbledhje komemorative, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se Ramadani si një ish i burgosur, ishte keqtrajtuar nga regjimi fashist serb, ndonëse ishte keqtrajtuar nga sistemi fashist serb me vite të tëra.

Për jetën dhe veprën e Ramadan Bunjakut, foli Nebih Bunjaku, për të cilin tha se jetën ia kushtoi çështjes atdhetare.

“Jemi mbledhur sot ketë në këtë akademi përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta për në banesën e tij te fundit Ramadan Bunjaku. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, e përfundoi fakultetin e Juridikut. Ishte i dënuar dhe izoluar nga sistemi fashist serb ku u keqtrajtua me vite të tëra, ishte stoik, tërë jetën u morr me çështje atdhetarë dhe kulturorë. Edhe ne fushën e gazetarisë bëri emër duke bashkëpunuar me gazeta në Tirane e tutje, ndërkaq profesionin e noterit e ushtroi nga viti 2011”, u shpreh ai.

Për të foli edhe shoku i tij, Hisen Berisha i cili me lot në sy tha se ka kujtime jetësorë të jashtëzakonshme me të.

“Na la idealisti i republikës së Kosovës, që dha gjithçka nga rinia e vet për lirinë qe sot e kemi. E kam njohur qe në rininë e hershme. Ramadani e përjetoi rëndë vdekjen e trimit, Ali Lajçi me të cilin kishte raporte specifike, sa na shkoi edhe Dani, la pas vete familje të mirë, është rrugë pa kthim për secilin prej nesh por familja e tij të jetë krenar për të”.

Gjatë kësaj mbledhje u fol edhe për veprimtarinë e tij të viteve të 90-ta, përmes së cilës Avdi Gjata tha se është ishte rruga e vetme drejt lirisë.

“Ramadani nuk ka vdek, ka ndërruar sot jetë, vepra e tij ka ekzistuar deri sa të ekzistojnë trojet shqiptare, malet e Kosovës dhe gjithë Arbërisë”.

Në emër të familjes, vëllau Zeqir Bunjaku, tha se ishte më i veçantë e i dalluar si shtyllë e politikes

“Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në emër të familjes, Ramadani ishte më i veçantë e më i dalluar”.

Varrimi i tij do të bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Arbëria ( Dragodan), ndërsa e pamja do mbahet nga ora 9 deri në 17 më hotel “Grand”.

Të ngjashme