Akademia e Drejtësisë përballet me numër të vogël të stafit

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 13:06 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Raportin vjetor financiar të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017.

Valon Kurtaj, nga Akademia e Drejtësisë, ka theksuar se AD në vitin 2017 ka pranuar 16,127 euro donacion: 15 mijë nga Këshilli Evropian dhe 1127 nga GIZ-i, raporton Ekonomia Online.

“Për vitin 2017  buxheti ka qenë 663 mijë euro për të gjitha kategoritë, si paga dhe mëditje, mallëra, shërbime, shpenzime kapitale dhe komunale. Në vitin 2017, AD ka pranuar donacione 16 mijë e 127€, 15 mijë nga Këshilli i Evropës dhe donacion prej 1127€ nga donatori GIZ”.

“Kursimet në Akademinë e Drejtësisë (AD), në paga 5400 euro, mallëra shërbime 2000, shpenzime kapitale 3259 euro, vlera e kursimeve. Buxheti për vitin 2017: 204 mijë euro paga; 390 mijë mallëra shërbime; 9 mijë shpenzime kapitale; 14 mijë shpenzime komunale”.

Emine Fazliu, nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), tha se një ndër sfidat e Akademisë së Drejtësisë është numri i vogël i stafit që paraqet vështirësi në ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive.

“Vlera e pasurisë në minierë nuk paraqet një rezultat të modifikuar. Në këtë raport kemi dhënë 5 rekomandime: theksimi i veçantë, kategoria paga shtesa (pagesa e lehonisë), menaxhimi i pasurisë”, ka thënë Fazliu.

“Një ndër sfidat është numri i vogël i stafit që paraqet vështirësi në ndarjen e detyrave dhe pëgjegjësive”, ka shtuar ajo.

“Sa ndërtesa i keni me qera dhe sa paguani”, ka pyetur Abdixhiku Kurtajn.

Kurtaj ka thënë se në vit paguajnë 75 mijë euro qira, ndërsa në muaj 6000 mijë euro, raporton EO.

“75 mijë euro, 6000 mijë euro, dhe kemi 25 punëtorë”, ka thënë Kurtaj.

Me të gjitha votat për raporti kaloi.

Të ngjashme