Akademia Suedeze ka paralajmëruar sot se këtë vit mund të mos ndahet fare çmimi Nobel për Letërsi. Kriza ka ardhur pas akuzave të një anëtari të jurise që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale.
Si pasojë, nga 18 anëtarë sa ishin gjithsej, tani kanë mbetur vetëm 11, shkruan Indeksonline.
Anders Olsson, sekretari i përkohshëm i Akademisë ka thënë se është duke u diskutuar që çmimi Nobel për letërsi mos të ndahet fare dhe se shumë shpejt do të jepet një përgjigje për këtë.
Sipas Radio Suedisë, disa anëtarë të Akademisë kanë sugjeruar rezervimin e çmimit të këtij viti dhe dhënien e saj së bashku me çmimin 2019 vitin e ardhshëm.