Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe komuniteti i medias kanë shprehur ngushëllime pas humbjes së themeluesit të Ekonomia Online, Faton Osmani.
Ai ishte një nga gazetarët më të dalluar të Kosovës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.
“Ekonomia Online do të mbetet një trashëgimi e vizionit dhe punës së tij. Do të na mungosh shumë,” tha Shahini, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Osmani dhe kolegët.