Aleanca Kosovare e Biznesve hulumtimin “Nevojat e Tregut të Punës”, ku pasqyruar të gjeturat para bizneseve, zyrtarëve e akterëve të tjerë të regjionit të Prizrenit. Ku fokus i veçantë iu kushtua më shumë mbylljes së bizneseve dhe shkaqeve.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha ka pasur një trend negativ të mbylljes së bizneseve vendëse dhe ka rritje.
Ai tregoi se vetëm më 2016 ka arritur shifra prej 2 mijë e 328 ndërmarrje të mbyllura. Krahasauar me vitin 2015 është shënuar rritje prej 8.14 për qind.
Pra 4 mijë e 400 biznese janë mbyllur për dy vjet, tha kreu i AKB-së.
Ai pasqyroi edhe statistikat e mbylljes së bizneseve vendëse, ku në vitin 2001 janë mbyllur 78 biznese, më 2002- 135, më 2003- 680, më 2004-1104, më 2005- 653, më 2006-345, më 2007- 166, më 2008 -524, më 2009 -1088, më 2010 -1393, më 2011 -909, më 2012 – 1081, më 2013 -1490, më 2014 -1619, më 2015 -2156 dhe më 2016 janë mbyllur 2328 biznese.
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregon se mbyllja e bizneseve të huaja në proporcion me regjistrimin pasqyron shifra të ulëta. Realisht një rritje më e theksuar ishte në vitin 2016, ku janë mbyllur rreth 50 biznese të huaja, në krahasim me vitin paraprak ka rritje të mbylljes së për 16.3 për qind,
Në vitin 2003 janë mbyllur 13 biznese, më 2004- 37, më 2005- 26, më 2006- 15, më 2007- 7, më 2008 -16, më 2009 -22, më 2010 -34, më 2011 -38, më 2012 – 37, më 2013 -29, më 2014 -44, më 2015 -43 dhe më 2016 janë mbyllur 50 biznese të huaja.
Agim Shahini, tregoi se shkaqet kryesore të mbylljes së bizneseve janë kryesisht politikat fiskale jo adekuate me 15 për qind, mungesa e subvencioneve nga donatorët me 12 për qind, normat e interest bankar të larta me 11 për qind, energjia e shtrenjtë me 10 për qind si dhe informaliteti dhe konkurrenca jo fer me 9 për qind.
Liman Asllani, kryetar i AKB-së së regjionit të Prizrenit, prezantoi hulumtimin i cili sipas tij do të informoi e ndihmojë të gjithë për situatën aktuale dhe atë që nga ka përcjeellur thuajse që nga paslufta e deri tash.
Të dhënat do të shërbejnë për bizneset, institucionet e të tjerët për sfidat dhe çështjet tjera në interes të tyre.
Hajrullah Hoxha, drejtor i Zyrës së Punësimit në Prizren, tha roli i tyre është regjistrimi i punëkërkuesve, këshillimi, hulumtimi i vendeve të lira të punës dhe punësimi.
Ai tregoi se momentalisht janë 9 mijë e 39 punëkërkues në Komunën e Prizrenit.