Procesi i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik ka përfunduar më 31 mars. Ende nuk dihet numri i zyrtarëve që nuk e kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka zbuluar të dhënat se sa zyrtarë publikë e dërguan te ta formularin e pasurisë. Kjo me arsyetimin se verifikimi merr kohë pasi që janë rreth 4450 deklarues.
“Ju njoftojmë se procesi i deklarimit te pasurisë ne afatin e rregullt vjetor ka përfunduar të premten e kaluar me datën 31.03.2017. Agjencia për momentin është ne fazën e verifikimit te listave te zyrtarëve te lartë, për te parë se: a ka zyrtarë te lartë qe nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt ligjor dhe cilët janë ata, mirëpo ky verifikim merr kohe pasi qe janë rreth 4450 deklarues, po ashtu jemi në pritje edhe te deklarimit me postë sepse mund te ketë zyrtarë të lartë qe pasurinë e kanë deklaruar përmes postes, dhe në momentin qe i kemi këto informata, AKK e bën publike listën e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurisë”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për Lajmi.net.
Megjithëkëtë, mund të supozohet se AKK-ja po e mban të fshehtë numri e zyrave të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë në aftin e paraparë ligjor, rrjedhimisht formularët mund të pranohen edhe pas aftit. Lajmi.net ka kërkuar nga AKK-ja të di vetëm numrin e deklarimit, jo edhe emrat e deklaruesve. Kujtojmë se, prej që ka filluar deklarimi, AKK-ja në vazhdimisht ka informuar për numrin e formularëve të dorëzuar. Madje, nga data 1 deri me 31 mars tri herë është bërë publik numri i zyrtarëve.
Në ueb-faqen e Agjencisë më 27 mars, pra katër ditë para përfundimit të afatit ishte publikuar njoftimi se vetëm 44 për qind e zyrtarëve deklaruan pasurinë. “27 mars : Në ditët e kaluara të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë (periudha 1-24 mars), formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 1994 nga gjithsejtë 4488 (44.4%) mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Deri në fund të afatit për deklarimin e pasurisë (31 mars) kanë mbetur edhe 4 ditë. Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të dorëzojnë formularët e pasurisë”. Pra deri më 27 mars AKK-ja ishte në dijeni për deklarimi. Ndërkohë që janë bërë katër ditë nga data e fundit, AKK-ja nuk e ka një numër të formularëve.
Ligji aktual nuk parasheh afate shtese për deklarim te pasurisë.
Te gjitha ata zyrtare te lartë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë dhe te cilët nuk ka arsye te bazuara për mos-deklarimin e pasurisë, AKK do te paraqes kallëzime penale.
Me deklarimin e pasurisë zyrtarët e lartë bëjnë të ditur për publikun, pronat e paluajtshme të tyre, veturat, të ardhurat vjetore, obligimet, paratë që kanë etj.