Ekonomia Online
FUNDIT

AKK pro hapjes së tregut të energjisë, kërkon të mos ketë fiksime të çmimeve

AKK pro hapjes së tregut të energjisë, kërkon të mos ketë fiksime të çmimeve

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është deklaruar pro hapjes së tregut të energjisë elektrike. Në një takim të zhvilluar mes zyrtarëve të AKK-së dhe atyre nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, me temën “trajtimi i iniciativës për liberalizimin e tregut në sektorin e energjisë”, u tha se AKK-ja inkurajon iniciativën për fillimin e liberalizimit të […]

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është deklaruar pro hapjes së tregut të energjisë elektrike.

Në një takim të zhvilluar mes zyrtarëve të AKK-së dhe atyre nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, me temën “trajtimi i iniciativës për liberalizimin e tregut në sektorin e energjisë”, u tha se AKK-ja inkurajon iniciativën për fillimin e liberalizimit të tregut në fushën e energjisë.

Veç kësaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjithherë rekomandon licencimin e operatorëve të ri në tregun kosovar, jo vetëm në sektorin e Energjisë por edhe sektorët tjerë ekonomikë që si qëllim kryesor ka kualitetin e produktit, çmimet e arsyeshme dhe mundësitë më të mëdha për të zgjedhur.

AKK thotë të jenë dakorduar me zyrtarët e ZRRE-së që, gjatë licencimit të operatorëve të rinj, të konsultohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve të cilat, në veçanti kanë të bëjnë me përcaktimin e çmimit në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, por jo vetëm.

“Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve ndalon edhe kufizimet apo kontrollimet e prodhimeve, tregjeve apo zhvillimeve teknike, ndarjet e tregjeve apo burimet furnizuese, kushtet jo të barabarta të ndërmarrjeve në transaksione, kushte që nuk kanë të bëjnë me natyrën e objektit gjatë lidhjes së kontratës si dhe refuzimi i hyrjes së ndërmarrjes tjetër duke dhënë shpërblime apo ndonjë formë tjetër për të mos i bërë konkurrencë ndërmarrjes me pozitë dominuese, etj”, thotë AKK në një njoftim për media.

Vlerësimet e AKK-së ishin se me liberalizim nënkuptohet mundësia që konsumatori të ketë mundësi zgjedhje të kualitetit dhe çmimit më të arsyeshëm, në të kundërtën “fiksimi i çmimit dhe ndarja e tregut nuk janë dhe nuk konsiderohet liberalizim i tregut”.

“Parimisht Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjithherë insiston që mos të ketë ngritje çmimesh duke pas parasysh gjendjen e popullatës dhe standardin e qytetarëve në Kosovë dhe se çmimet t’i përcaktoj konkurrenca e lirë e tregut”, thuhet në njoftimin për media të AKK-së.

Të ngjashme