AKP me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 13:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit  (AKP) gjatë ditës ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e këtij institucioni.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari tha se është hera e 10-të, apo 11-të që dhuron gjak, por ndihet mirë emocionalisht, raporton Ekonomia Online.

“Është hera e dytë që ne si AKP në mënyrë të organizuar dhurojmë gjak. Edhe vitin e kaluar ka qenë një numër i madh i atyre që i janë përgjigjur ftesës, sivjet e shoh që ka edhe më shumë kolegë të cilët janë të interesuar të dhurojnë gjak, po vërehet. Tash po diskutonim edhe me drejtoreshën që ndoshta do të ishte më mirë ta organizonim dy herë në vit, çdo gjashtë muaj, meqenëse ka interesim, pse jo. Do të fillojmë me shqyrtu e organizu se deri më sot ka qenë një herë në vit. Për mua është hera e 10-të ose e 11-të që jap gjak, por në AKP hera e dytë. Kuptohet që kur e di se me këtë dhurim mund ta shpëtosh një jetë është ndjenjë e mirë”, tha Hajdari

Labinot Lekaj auditor i brendshëm në AKP, e quajti akt human dhurimin e gjakut.

“Sot ka koinçidu me tetë vjetorin që unë kam fillu në punë dhe është një ndjenë shumë më e veçantë për arsye se të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jetë është një akt human. Secili duhet ta ketë në kokën e vet: Humanizmi i ka karakterizuar shqiptarët si popull me shekuj që nga Skënderbeu e Nënë Tereza e tutje. Ndaj unë jam shumë krenar që jam dhurues i rregullt i gjakut. Është hera e tretë që institucionalisht dhurojmë gjak dhe është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë”, u shpreh Lekaj.

Në anën tjetër, Muharrem Arifi tha se këto misione organizohen tash e disa vite.

“Tani thuajse e kemi bërë traditë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thuajse çdo vit organizojmë veprime të tilla. Stafi është i gatshëm për dhurim të gjakut prandaj edhe e organizojmë çdo vit. Unë e përsëris dhurimin e gjakut ngase ndihem mirë kur bëj mirë, kshtu që është një veprim që në baza periodike e përsëris. Ndihem mirë kur unë bëj mirë me këtë veprim”.

Aksioni humanitar u realizua në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK).

 

 

 

Të ngjashme