Menaxhmenti dhe anëtarët e Bordit të Agjëncisë kosovare të privatizimit (AKP) kanë prezantuar sfidat dhe të arriturat e këtij viti, duke përmendur lirimin e objekteve të uzurpuara, shpërndarja e 20 përqindëshit, rritja e inkasimit prej qirave, e çështje tjera.
Sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit Bordi i AKP-së është zotuar që vitin që vjen do t’i përfundojnë.
Aty u përmend shpërndarja e 20 % për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore në vlerë prej 5 591 678 euro; rritja e inkasimit të qirasë (nga marrja e vendimit për lirimin e aseteve nga uzurpatorët më 21 nëntor 2014 deri më 20 dhjetor 2016 janë inkasuar 7.2 milionë euro nga qiradhënia e aseteve apo 63% më shumë sa tërë inkasimi i qirasë në vlerë 4.4 milionë që është realizuar në 12 vitet e fundit).
AKP ka realizuar një valë të shitjes së aseteve, Shitjen e Aseteve 27 duke tenderuar 53 asete dhe për të cilat ka pranuar gjithsej 216 oferta, prej të cilave Bordi i Drejtorëve i ka aprovuar 49 shitje, përderisa për 4 asete nuk ka pasur fare oferta. Gjithsej numri i aseteve të shitura për periudhën Qershor 2002 – Dhjetor 2016 është 1,296.
Gjatë periudhës raportuese janë dorëzuar 244 kërkesa kreditore, përderisa janë shqyrtuar dhe dërguar 270 vendime tek pretenduesit. Autoritetet e Likuidimit të NSH-ve në Likuidim kanë përgatitur raportet për shpërndarje për 117 Ndërmarrje Shoqërore që arrin vlerën 17 414 397 15 euro.
Çështja e riorganizimit të kombinatit “Trepça”, sipas zyrtarëve të AKP-së mbetet të përfundoj vitin që vjen.
Kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, ka thënë se asetet që ndodhen jashtë Kosovës kanë filluar të trajtohen këtë vit por është zotuar që vitin që vjen do të merren më intensivisht me këtë çështje.
“Sfidat janë të shumta që na presin. Ka asete të shumta që janë në proces të trajtohen dhe të shiten. Kemi edhe një pjesë të aseteve të cilat janë ende një pjesë fatmirësisht e vogël e aseteve që duhet të lirohen nga uzurpatoret që janë jashtë Kosovës, e që ne jemi marrë gjatë 2016 . Por intensivisht do të merrmi në 2017”, tha Gashi.
Ndërsa, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka thënë se përveç ndarjes së 20 përqindëshit që është bërë në shumën prej 5.5 milionë euro, AKP ka arritur të lirojë objektet e uzurpuara që prej 217 sa ishin, kanë mbetur edhe 56 prej tyre mbetet që vitin që vjen të trajtohen.
Ai ka shtuar se këtë viti është rritur inkasomi i qerasë, duke mbledhur afër 3.89 milionë euro. Ndërsa sipas tij, diku mbi 17 milionë euro u janë shpërndarë kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore, për 117 ndërmarrje shoqërore që beson se vitin e ardhshëm kjo vlerë do të rritet.
Ai po ashtu tha se janë rreth 23 mijë kërkesa kreditore lëndë të cilat gjenden pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.