Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka venën nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar. “Policia e Kosovës […]
AKP-ja me asistimin e Policisë ia vendos drynin kompleksit “Rajska Banja”

Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka venën nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.











