AKP-ja shet 51 asete të NSh-ve për 4.5 milionë euro

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 17:03 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 29 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 51 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 155 oferta, dhe vlera e  tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 587 933 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme