AKP miratoi shitjen e 17 banesave, nuk do ta mbikëqyrë më “Onixin”

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 18:04 | Nga

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e Petrit Gashit.

Mes tjerash, bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në “Trepçë”. Në këtë mbledhje Bordi miratoi amandamentimin e Politikave Operative të Agjencisë si dhe akteve nënligjore lidhur me procesin e shitjes që do t’i paraprijnë shitjes së aseteve dhe valëve të privatizimit. Bordi miratoi edhe raportin e Komisionit për Shitje të Banesave të NSH-ve me ç’rast aprovoi shitjen e 17 banesave.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi raportin e auditorit te jashtëm dhe raportet e monitorimit të përmbushjes se kushtit për mbajtjen e aktivitetit te ndërmarrjes për 3 vite nga data e privatizimit. Duke konsideruar se blerësi ka përmbushur kushtet e kontraktuara, Bordi mori vendim për lirimin nga mbikëqyrja e mëtutjeshme kontraktuale Ndërmarrjen e Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”.

Bordi miratoi edhe raportet e shpërndarjes së pagesave për kreditorët e nëntë (9) ndërmarrjeve shoqërore si në vijim: NSH Mustafe Goga, NSH Letnica, NSH Qendresa, NSH Elast, NSH Deçani, NSH Banjat e Pejës, NSH Ferma e Derrave, NSH Ndërtimtaria dhe NSH Tregtia e Kosovës.

Si rrjedhojë e vendimit për largim të uzurpatorëve në përputhje me Udhëzuesin për Trajtim të Aseteve të Uzurpuara, si dhe në përputhje me nenin 11.4 dhe 16.1.2 të Ligjit të AKP-së 04/L-034 Bordi miratoi raportet e vlerësimit të çmimeve të qirasë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale më AKP-në për 10 asete që kanë qenë të uzurpuara.

akp2 - Copy

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme