AKP publikoi listën e azhurnuar të privatizimeve të ndërmarrjeve dhe aseteve

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi në faqen e saj të internetit (kapitulli Raportet) Raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të realizuara deri më 10 shkurt 2020.

Sipas Raportit, janë gjithsej 1993 asete te shitura deri më tani. Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 565, pastaj vjen rajoni i Pejës me 462 shitje të realizuara, Prizreni me 358 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 345 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 263 asete.

AKP dëshiron që përmes këtij njoftimi të ri-theksoj përkushtimin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.

Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë.

Raporti mund të gjendet në web faqen e AKP-së në adresën: www.pak-ks.org (Kapitulli
Raportet).

Të ngjashme