AKR-ja prezanton programin qeverisës në Ferizaj: Vetëm ne e luftojmë korrupsionin

Ferizaj | 26 Sht 2019 | 17:46 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re, ka prezantuar programin e saj qeverisës me kandidatët për deputet nga Ferizaj.

Në mungesë të presidentit Behfjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në ShBA, foli zëvendëspresidenti i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se lideri i tyre, është shembull i një burrështetasi, e jo politikani.

“Shembulli i sotit e vërteton që Behgjet Pacolli është burrështetas por politikan. Behgjet Pacolli është ndërmarrës i cili e ka formuar një plan që mbështetet në shtyllat kryesore të shtetit dhe shoqërisë”.

Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, tha se ata që nuk e zhvatin shtetin dhe e luftojnë korrupsionin janë vetëm në koalicionin Nisma-AKR-PD.

“Ata që e luftojnë korrupsionin jemi me ne, do ta luftojmë korrupsionin, ata që nuk e zhvatin këtë vend dhe që e ngritin zhvillimin ekonomik është AKR në krye me Behgjet Pacollin, dikush që është i korruptuar nuk mundet ta luftojë korrupsionit se e ka mizën mas veshit.  Mos dëgjoni shumë demagogji pasi ata që flasin shumë, punë nuk kanë bo kurrë. Ne jemi bashku për t’i akumuluar forcat dhe të shkojmë përpara. AKR me këtë koalicion do ta formon qeverinë”, tha Pacolli

Ndërsa Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, tha se janë bërë bashkë si koalicion për të ofruar kuadrot më të veçuara si garanci se premtimet e tyre zgjedhore do të realizohen.

“Ju ftoj që të votoni ndershmërinë profesionalizmin dhe vlerat e koalicionit tonë dhe jo arrogancën e atyre që mundohen sërish të hutojnë popullin e dëshpëruar të papunë dhe të lodhur. Votimi i njerëzve të tillë nuk na qoi më larg se sa jemi. Në koalicionin tonë jemi mbledhur për të ofruar kuadrot më të veçuara si garancë që premtimet tona zgjedhore do të realizohen .Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë dhe më mirë dhënë e kërkojmë rastin që këtë ta realizojmë më shtetin tonë demokratik. Këtë luftë nuk do e fitojmë me armë por me dituri dhe ndershmëri. Vizioni ynë për pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv është i qartë, sakrificë për të mirën e përgjithshme”, tha Agani.

Ndërsa Ibrahim Hyseni, koordinator i degës në Ferizaj, tha se para partive të tjera, ka qenë AKR-ja ajo që e ka luftuar korrupsionin.

“Kërkoj nga këtu që të përkrahni Behgjet Pacolli dhe kandidatët që kanë kandiduar për deputetë të kuvendit të Kosovës. Subjektet tjera që tani janë dhe deklarohen për luftimin e korrupsionit subjekti ynë AKR këtë e ka bërë qysh më herët, anëtarët e AKR-së nuk kanë afera korruptive dhe lëndë në gjykata të ndryshme”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/708360349642338

Të ngjashme