Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të vdekur

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online se në këtë aksident ka edhe të vdekur.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar per nje aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Njesitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë në proces do te ju njoftojmë për detaje tjera”, ka thënë Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme