Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku ka mbetur i vdekur një person.
Bëhet fjalë për një 60 vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë në zonën e quajtur NSHU.
Dyshohet se teksa 60 vjeçari ngiste biçikletë është përplasur nga një makinë e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ende po punon për zbulimin dhe rrethanat e këdsaj ngjarje, raporton Abc News.