Një aksident ka ndodhur, të premten pasdite, në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Ende nuk dihet shkaktarët e këtij aksidenti, ndërsa sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online në aksident janë përfshirë dy vetura.
Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca, sikurse dhe policia.
Mësohet se lëndime kanë marrë tre qytetarë, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.


