Aksident në rrugën Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Prishtinë | 14 Kor 2026 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në Cërrik të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./TCh

Të ngjashme