Aksident i rëndë në Ukrainë, 13 të vdekur

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Trembëdhjetë persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u lënduan, kur një minibus u përplas me një kamion në pjesën veriore të Ukrainës, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të martën në rajonin Chernihiv, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit, shkruan Free Europe.

Policia i ka nisur procedurat sipas nenit “shkelje e rregullave të sigurisë në trafik, me rezultat vdekjen e disa njerëzve”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme