Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Prizren. Dy vetura, njëra e tipit Opel e tjetra Mercedes, janë përplasur mes vete në hyrje të këtij qyteti. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit. Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, […]
Aksident i rëndë trafiku në Prizren, përfshihen dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Prizren.
Dy vetura, njëra e tipit Opel e tjetra Mercedes, janë përplasur mes vete në hyrje të këtij qyteti.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person është lënduar.
“Një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Bytyqi.













