Në Prelez të Ferizaj rreth orës 10:300 ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast drejtuesi i kombit ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe Policia.
Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e QKMF-së Naim Çerkini, ekipi i emergjencës vetëm ka konstatuar vdekjen drejtuesit të makinës.
Sipas dëshmitarëve okular të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast thuhet se vozitësi i automjetit menjëherë pas aksidentit ka qene pa shenja jete.
Viktima është mashkull i moshës rreth 55-60 vjeçare, raporton ferizajpress. Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.
Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.