Aksident komunikacioni me fatalitet në Ferizaj

Ferizaj | 27 Maj 2017 | 14:17 | Nga

Në Prelez të Ferizaj rreth orës 10:300 ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast drejtuesi i kombit ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe Policia.

Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e QKMF-së Naim Çerkini, ekipi i emergjencës vetëm ka konstatuar vdekjen drejtuesit të makinës.

Sipas dëshmitarëve okular të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast thuhet se vozitësi i automjetit menjëherë pas aksidentit ka qene pa shenja jete.

Viktima është mashkull i moshës rreth 55-60 vjeçare, raporton ferizajpress. Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme