Një aksident ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes rreth orës 16:12.
Si pasojë e këtij aksidenti, një veturë ka goditur dy këmbësorë (fëmijë të lindur në vitin 2013), të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.
Njoftimi i plotë:
Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë .
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.