Aksident masiv në autostradë, përplasen 5 makina, mes tyre një autobus me turistë nga Kosova (FOTO)

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 11:55 | Nga

Pesë makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pesë makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta te mbikalimi i Fllakës. Në aksident u përfshinë katër makina të vogla dhe një autobus me turistë nga Kosova.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar trafik për disa minuta në autostradë.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar thuajse çdo ditë aksidente, ndërsa sipas një raporti të INSTAT të publikuar pak javë më parë numri i viktimave në 7 muajt e parë të vitit ka kaluar mbi 120.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme