Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00, janë përfshirë pesë vetura civile.
“Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha policia për Express.
Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta.