Aksident me fatalitet në Bresje

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të dielën në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në tek semaforët ne Bresje të Fushë- Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta.

Ai njoftoi se për këtë rast është ndaluar një person.

“Me datë 22.02.2026 rreth orës 20:35 në rrugën e Pejës më  saktësisht tek semaforët ne Bresje,  është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.  Ekipet relevante policore dhe autoambulanca, kanë dal ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Një person është ndaluar në këtë fazë nga policia dhe hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer për tê sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Hoxha.

Të ngjashme